Anëtari i Kryesisë së PDK-së Memli Krasniqi ka treguar detaje për listën e PDK-së në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Krasniqi në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë lista e PDK-së do të jetë përfaqësuese si në aspektin territorial ashtu edhe në përfaqësimin e kategorive.
“Në listën e PDK-së ka shumë të rinj. Numri i grave do të jetë i përfaqësuar sipas legjislacionit në fuqi”.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së ka thënë se ajo që është e rëndësishme është që lista e PDK-së nuk do të ketë persona që kanë aktakuza të lidhura me korrupsion, nepotizëm apo që kanë abuzuar me pushtetin.
“Mund të them se kjo është lista fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit. Qytetarët nga nesër mund ta shohin listën”, ka thënë Krasniqi./Telegrafi/