1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

VV-ja kandidon për deputet aktivistin e shkarkuar për vjedhje

Njëri nga aktivistët më të hershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti, do t’ia mësyejë garës për deputet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ai në rrjetin social Facebook, duke treguar se Dega e VV-së në Prishtinë, më saktë Këshilli i degës së Prishtinës, ia ka dhënë votat për të qenë në listë. Një veprim i tillë duket i papritur, pasi që VV-ja dhe aktivisti Valdrin Ahmeti, i njohur me nofkën “Altoparlanti” për shkak të pjesëmarrjes në organizim protestash, nuk i kishin marrëdhëniet e mira gjatë gjithë kohës.

Partia e Albin Kurtit, përmes Komisionit disiplinor, para disa vjetë e kishte shkarkuar Valdrin Ahmetin nga pozicioni i drejtuesit të Sekretariatit për Logjistikë dhe IT, pasi ishte vërtetuar se ai kishte abuzuar me detyrën dhe kishte keqpërdorur donacionet e partisë, duke i përvetësuar. Madje, ai ishte përjashtuar nga gjitha pozicionet drejtuese dhe për një kohë të gjatë i ishte ndaluar të kandidonte në çfarëdo detyre.

Duket se Kurti ia ka faliur këtë aktivistit Ahmeti, pasi që ai kishte mbrojtur më zell kryetarin e VV-së, gjatë ndarjes së kësaj partie, kur u larguan 12 deputetët dhe dy kryetarët e komunave, bashkë me shumë

aktivistë. Më poshtë e gjeni vendimin e komisionit disiplinor:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img