Këtë e bëri të ditur përmes një postimi kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli.
Ky është postimi i Veselit bërë në Facebook:
Të gjitha rrugët çojnë në PDK. Migjen Kelmendi ka lënë shenjat e tij në historinë e Kosovës, me art, me publicistikë, me angazhim intelektual në luftë dhe në paqe. Gjurmët e tij tani do t’i shohim edhe në ndërtimin e së ardhmes së shtetit tonë.PDK është e nderuar që ekipit të saj të ri prej sot i është bashkuar një prej ikonave të Prishtinës, një prej djemëve më të mirë të saj. Mirë se erdhe, Migjen!