Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Sot zhvillova një takim përmbajtjesor me miqtë e Kosovës, senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët.
Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në NATO, BE dhe OKB.