7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Arben Gashi: Ramush Haradinaj refuzoi të merret me dialogun duke thënë se është sport i rëndë për të

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dhënë disa arsye që të cilat AAK-në e bëjnë si partinë jo të duhur për të qeverisur vendin në mandatin e ardhshëm.

Gashi në Zonën Zgjedhore të Klan Kosovës, deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mentalitet të tillë që mënyrën e qeverisjes e bënë me shfaqje fizike.

”Ramush Haradinaj ka refuzuar të merret me çështje të bisedimeve, duke thënë se është sport i rëndë për mu dhe s’merrem me të. Te Trepça, Ligji për Trepçën është miratuar në 2013 kur ka qenë LDK në qeverisje. Edhe sa i përket çështjes së ushtrisë, të gjithë e dijmë se si është themeluar, ka ende kohë edhe 10 vjet derisa të bëhet tërësisht”.

”Është një mentalitet që mënyrën e qeverisjes e bënë mbi mënyrën e shfaqjes fizike.  Mënyra qysh është qeveris tregon më së miri se pse s’duhet të Qeveris AAK. Mënyra e AAK-së është mënyrë që s’ka garë të brendshme politike. Me këto forca AAK i ka bërë dëme Kosovës. Mënyra se si ka dalur nga koalicioni dhe ka dhënë dorëheqje është diçka që e bënë atë që s’duhet të qeverisë me Kosovën”.

”Kjo për shkak të kapaciteteve në të cilat gjendet, AAK është një parti e vogël dhe nuk ka mundësi të marrë përsipër procese të rënda. Por edhe koalicioni është konsideruar i vogël. Mund të jetë pjesë e një partneriteti të një partie politike por jo vetëm”.

Arben Gashi nga LDK iu është referuar Ardian Gjinit të AAK-së, se iu janë shmangur problemeve të shumta duke tentuar të ndërtojnë autostrada me pagesë për qytetarët e Kosovës.

”Në LDK ideja e kryeministrit është e para në mes të barabartëve, ngase të gjithë në LDK jemi të barabartë. Këtu është koncepti që dallojmë goxha shumë me partitë tjera. Kemi plot probleme të tjera para se me e bë një autostradë me pagesë. Janë elemente që janë bërë me arsyetime të palogjikshme. E dëmtojnë Kosovën dhe rrafshin e Dukagjinit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img