Të traumatizuar nga lufta dhe pa asgjë.
Në tenda të ipmrovizuara dhe pa asgjë, kështu kishte nisur mësimi 20 vite më parë pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Ndonëse ishte ftohtë dhe kushtet ishin të rënda, fëmijët në atë kohë kishin një entuziazëm të lart për tu kthyer nga shkolla, pasi kjo do i kthente në normalitet pas traumave që i kishin pësuar në luftë, shkruan Magazina.al
Në atë kohë, KFOR-i dhe organizatat e tjera të huaja, kishin ndihmuar që në Abri të Drenasit të ngriteshin disa tenda të cilat shërbyen për nxënësit e fshatrave për rreth, ndërsa mësimdhënësit vullnetar i mësonin ata edhe pse vetëm 1 në 3 fëmijë kishte një fletore.
Në pamjet e Associated Press, shihet se në çfarë kushte kishte nisur mësimi pasluftës: