Aktivisti e sipërmarrësi Nexhmedin Muqiqi i bashkohet PDK-së

101
Advertisement

Aktivisti i hershëm i çështjes kombëtare dhe biznesmeni Nexhmedin Muqiqi i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Advertisement

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kreu i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se PDK është e përkushtuar që të punojë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë dhe kontributi i Nexhmedinit si aktivist dhe çdo qytetari është i mirëseardhur.

“Nexhmedin Muqiqi është anëtari më i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është aktivist i hershëm i çështjes kombëtare dhe biznesmen i suksesshëm. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që të punojë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë dhe kontributi i Nexhmedinit si aktivist dhe çdo qytetari është i mirëseardhur!”, ka shkruar Veseli.

PostAdssFotoja e reklamës