Mblidhet KQZ, fillon përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve

80
Advertisement

Pas vendimit nga presidenti Hashim Thaçi që data 6 tetor të jetë data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punën.

Advertisement

KQZ pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme për të marrë vendimet që do t’i shërbejnë organizimit të këtyre zgjedhjeve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valimr Elezi.

“Po sot pritet të ketë takim, në rend ditës pritet të jenë disa vendime si shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore duke i përshtatur me ditët në dispozicion të KQZ-së, miratimi i Planit Operacional dhe miratimi i buxhetit të planifikuar për këto zgjedhje”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, këto janë zgjedhjet e shtata për Kuvendin e Kosovës që nga paslufta.

Deri më tani, që nga shpallja e pavarësisë, të gjitha zgjedhjet parlamentare në Kosovë duke përfshirë dhe këto të fundit ishin zgjedhje të parakohshme.

PostAdssFotoja e reklamës