Zyrtarët e LDK-së paralajmërojnë koalicionin me Vetëvendosjen

61
Advertisement

Dy zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri dhe Arben Gashi, kanë nisur ditën sot duke shfletuar një gazetë të shtypur ditore e që lajmin kryesor e ka “LDK-VV, mes konsultimeve dhe ultimatumeve”.

Advertisement

Xhafer Tahiri, i cili udhëheq komunën e Vushtrrisë, ka shpërndarë një fotografi ku shihet duke lexuar gazetën, e që sipër fotografisë ka shkruar se ndryshimin e bëjnë bashkë, kështu duke paralajmëruar koalicionin ndërmjet LDK-së dhe VV-së, transmeton Telegrafi.

“Me dije dhe me zemër pa bajraktarizëm por me vullnetin e qytetarit”, thuhet në mbishkrimin e bërë nga Tahiri sipër fotografisë.

Gjithashtu, deputeti Arben Gashi, shihet i buzëqeshur teksa lexon lajmet për partinë e tij dhe Vetëvendosjen. Ai i ka quajtur lajme të mira ato që po thuhen në gazetë.

Theksojmë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë javës së kaluar kanë zhvilluar një takim, ku kanë diskutuar për situatën politike në vend, gjendjen e rëndë ekomomike dhe nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit.

Pas takimit, të dy liderët kanë deklaruar se kanë pajtueshmëri që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje, dhe të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve.

Takimi mes Mustafës dhe Kurtit, ka ngjallur reagime të shumta nga zyrtarët e PDK-së si dhe nga ata të AAK-së

PostAdssFotoja e reklamës