-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Me mua kryeministër nuk do ketë vend për uzurpator

Naser Januzi nga Barileva e Prishtinës është një biznesmen i cili pasurinë e tij e ka fituar nga puna në Gjermani dhe pas pavarësisë së Kosovës kishte vendosur që kapitalin e tij ta kthej në Kosovë.

Më 2013 ai kishte privatizuar tri lokale në qendër të Prishtinës, por ato nuk po arrinte t’i zotërojë pasi që nga paslufta ishin uzurpuar.

Ai, lokalet e tij ka arritur t’i zotëroj vetëm nga viti 2017, falë vendosmërisë së kryetarit të Kuvendit dhe të PDK-së Kadri Veseli i cili urdhëroi Policinë e Kosovës që bashkë me AKP-në të lirojnë urgjentisht të gjitha pronat e uzurpuara në Kosovë dhe uzurpatorët të përgjigjen para drejtësisë.

“Lokalin kam arritur ta privatizoj në vitin 2013 por për fat të keq, për shkak të parregullsive, 3 vite nuk kam mundur ta shfrytëzoj shkaku i uzurpimeve të paligjshme. Kështu që brenda këtyre tri viteve kam shkuar në të gjitha institucionet kam kërkuar ndihmë dhe për fat të keq çdoherë kam marrë përgjigje negative. Por, falë iniciativës së zotit kryetar Kadri Veseli ne sot e gëzojmë e lokalin dhe i posedojmë të gjitha të drejtat. E falënderoj shumë sepse për momentin çdo gjë është në rregull”, ka thënë Januzi për Ekonomia Online.

Lideri i PDK-së Kadri Veseli ka thënë me këtë rast se nisma e tij për largimin e gjithë uzurpatorëve nga pronat e uzurpuara do të vazhdojë edhe në të gjitha segmentet e luftës kundër krimit, korrupsionit dhe nepotizmit.

Veseli ka thënë se në Qeverinë re që do të udhëhiqet prej tij, do të konfiskohen të gjitha pasuritë e atyre që i kanë fituar në kundërshtim me ligjet.

“Nuk kanë me i gëzu. Ne kemi nxjerrë ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe të gjithë ata të cilët me haram e kanë krijuar pasurinë e vet, nuk do ta gëzojnë. Do t’u kthehet qytetarëve në pronësi publike. Dhe i inkurajoj ndërmarrësit tanë nga diaspora por edhe të vendeve tjera që të investojnë në Kosovë. Kosova do të jetë një vend i investimeve dhe i zhvillimit ekonomik”, tha Veseli.

“Dikush, në vitin 2017 kur e kam marrë iniciativën për largimin e uzurpatorëve nga pronat publike ka menduar se kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Por ja që sot ndodhë. E kemi këtë rast të një ndërmarrësi shumë të suksesshëm në Gjermani i cili gradualisht me gjithë kapitalin e vet është duke u kthyer fuqishëm në Kosovë. Shteti i Kosovës do t’i mbrojë investitorët. Nuk ka perspektivë për uzurpatorë, nuk ka perspektivë për njerëzit e korruptuar. Mund të ketë edhe skepticizma në luftën tonë kundër korrupsionit rreth iniciativës time për çrrënjosjen e korrupsionit por do të ndodhë i njëjti fat me të korruptuarit sikur me uzurpatorët. Do të luftojmë deri në fund që Kosova të jetë një ambient i volitshëm dhe shumë atraktiv për investitorët e huaj. I thërrasim edhe me këtë rast që të vijnë në Kosovë sepse nuk do të ketë uzurpatorë, nuk do të ketë të korruptuar dhe ndalesa që e ndalin zhvillimin e hovshëm ekonomik të Kosovës. Shteti ynë ka nevojë për perspektivë që të rinjtë të jetojnë këtu. Ka nevojë për punësim, për zhvillim ekonomik e atë më së miri e bëjnë ata sikur Naser Januzi i cili ka pasur sukses në Gjermani dhe tani ka ardhur këtu të gjeneroj zhvillim, punësim dhe të mira që pastaj janë për qytetarët tanë ”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së ka folur edhe për rastet korruptive në Qeveri dhe institucionet publike që kanë penguar investitorët e huaj të investojnë në Kosovë.

“Ju ka ardhur fundi. Ka njerëz të korruptuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në institucione publike, të cilët janë duke menduar se mund t’i vendosin barriera të rinjve dhe perspektivës së Kosovës. Një zyrtar i tillë që i bënë këto, ia ndalë perspektivën të rinjve tanë dhe na i largon me dhjetëra të rinj çdo ditë. Por, ju ka ardhur fundi. Dhe ky është mesazhi im: Ligji do të funksionoj në Kosovë. Ligji do të jetë i barabartë për të gjithë, qoftë për bartësit e institucioneve, qoftë për ndërmarrësit dhe Kosova të ecë përpara në rrugëtimin e vet euro atlantik, duke respektuar rendin dhe ligjin. Kjo është e ardhshmja”, tha Veseli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img