Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë mbrëmje në qytetin e Dibrës, ku 6 persona mbetën të plagosur.
Dy familjet që hynë në sherr, ishin krushq mes tyre.
Sipas informacioneve debatet kanë nisur për arsye krejt banale. Debati ka degjeneruar në përdorimin e dhunës ku dhe disa persona mbetën të plagosur.
Fillimisht grushtet e sendet e forta janë përdorur në lokalin ku ishin ulur personat e përfshirë në sherr. Më tutje sherri është spostuar në spitalin e qytetit, ku krushqit janë kapur sërish me njëri- tjetrin.