Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj është deklaruar rreth informacioneve që kanë qarkulluar për një takim të mundshëm të tij me Presidentit Hashim Thaçi dhe nëse ai i ka bërë ndonjë ofertë për të vazhduar qeverisjen, në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje.
Në një debat televiziv në TV Dukagjini, ai është pyetur direkt rreth kësaj teme, për çka ka thënë se gjithçka që flitet është spekulim.
“Kjo është pyetje me i testu spekulimit, asnjëherë jo, nëse vërtetoni diçka unë tërhiqem krejt nga skena politike. Unë e di që ka spekulime por nuk e di kush i ka bërë këto spekulime”.