Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia e tij do të jetë befasia e këndshme e zgjedhjeve të parakohshme.
Kështu ka deklaruar ai gjatë një takimi pune me drejtuesit e degës së Nismës në Lipjan, Shtime dhe Fushë Kosovë.
“Angazhim maksimal i të gjitha degëve dhe strukturave të Nismës për t’i arritur objektivat për zgjedhjet e parakohshme.
Drejtuesit e degëve të Lipjanit, Shtimes dhe Fushë Kosovës në takimin e sotëm me kryetarin Limaj dhe sekretarin Sherifi rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për sfidat e ardhshme zgjedhore”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga Nisma Socialdemokrate.
Në fund të njoftimin, kjo parti shpreh bindjen e plotë se në legjislaturën e VII, Nisma Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+ deputetë.