10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Babai i viktimës: Gjykata e liroi por ky person ishte pjesëmarrës në vrasjen e birit tim

Dënimi për vrasjen e të birit 26-vjeçar Fahriut, nuk po e kënaq Avdyl Bunjakun. Familja Bunjaku po konsiderojnë se iu është shkaktuar plagë e re pas asaj të 7 shkurtit 2016. Kjo pasi drejtësia vendosi që i akuzuari për këtë vrasje të shpallet i pafajshëm.

Tani pas vuajtjes së dënimit për armëmbajtje pa leje për 3 vjetë e gjysëm, ai është i lirë.

“Vetura e cila është dëmtu, ekspertët ligjorë tregojnë se është e demtuar nga tri lloje armësh dhe të gjithë dëshmitarët tregojnë se ai person është i përfshirë në vrasjen e birit tim”, ka thënë Avdyl Bunjaku.

Derisa Avokati i familjes Bunjaku, Tomë Gashi ka thënë se nuk mund ta kuptojmë fare derisa ta marrim aktgjykimin në formë të shkruar se cilat kanë qenë arsyet për lirimin e të akuzuarit.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka dënuar të akuzuarin me 3 vjetë e gjysëm, derisa fajtor për vrasje e ka gjetur vëllaun e tij, ku edhe është dënuar me 18 vjetë burgim.

Derisa avokati i të akuzuarit po thotë se vendimi i gjykatës është i drejtë.

“I mbrojturi në natën kritike kur ka ndodhur rasti ka qenë në shtallën e kafshëve në fshatin Llugali”, ka thënë avokati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img