Sot një person mbeti i vrarë, derisa i njëjti me disa persona të tjerë të maskuar tentuan të grabisnin një shtëpi në Godanc të Shtimes.
Plani i grabitësve nuk iu shkoi ashtu siç e kishin menduar, pasi që ata u ndeshën me pronarët e shtëpisë, ku gjatë ndjekjes njëri nga ta mbeti i vdekur dhe i zoti i shtëpisë u plagos, e që është jashtë rrezikut për jetë.
Identiteti i grabitësit të vrarë, PrishtinaPress mëson se ai është F.G nga Prishtina, trupi i të cilit u gjend i vdekur 300 metra nga shtëpia ku kishte hyrë për të grabitur dhe djali i Zyrtarit Policor J.G.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48- orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërsa burime te PrishtinaPres.eu konfirmojn se rreth orës 18.30 në qendër te Prishtinës në lagjen ish-Ramiz Sadiku është bastisur shtëpia e personit të vrarë dhe zyrtarit policor ku forca te shumta Policore kanë rrethuar gjithë lagjen./prishtinapress.eu/