Betohen 38 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

44
Advertisement

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Philip Kosnett, do të drejtojë betimin solemn të shërbimit për 38 vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi paraprakisht të mbajë edhe një fjalim të rastit.

Advertisement

Pas përfundimit të trajnimit të tyre dhjetë javësh për gjuhën, kulturën si dhe trajnime teknike në Komunën e Kamenicës, dhe në fshatrat përreth si Koretini, Topanica dhe Rogana, vullnetarët do të prezantohen para ambasadorit nga ana e Drejtoreshës së Korpusit të Paqes, Dr. Darlene Grant.

Anëtarët e familjeve nikoqire, ministrat nikoqirë, drejtorët e agjencive dhe mysafirë janë gjithashtu të ftuar.

Ngjarja do të mbahet në sallën e kuqe të Qendrës për Rini dhe Sport në Prishtinë.

PostAdssFotoja e reklamës