1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Hyn në fuqi Ligji për Sponsorizime, KOK-u fton bisnezet që të përkrahin klubet

Më 27 qershor, deputetët e Kuvendit të Kosovës njëzëri miratuan Amandamendin i cili harmonizon Ligjin për Tatimin e të Hyrave në Korporata me Ligjin për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë.

Tashmë Ligji nr 05/L-090 për sponsorizime në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë prej sot është i zbatueshëm në Kosovë.

Hyrja në fuqi ka ardhur 15 ditë pas publikimit të bërë në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, të Ligjit 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Me këtë ligj i hapet rrugë bizneseve që të investojnë në sport dhe 30 për qind e tatimit në fitim mund ta ndajnë për sportin.

Komiteti Olimpik i Kosovës i fton bizneset që të bëhen sponsore të klubeve, federatave e KOK-ut, si dhe inkurajon federatat, klubet, sportistët e sporteve individuale, që të përgatiten dhe të gjejnë sponsor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img