Reperi nga Presheva, Arian Agushi – Gold AG, gjatë këtij viti ishte tejet aktiv me projekte muzikore.
Ai duket se nuk do ndalet, pasi pak ditë pas publikimit të projektit të ri, e ka paralajmëruar këngën tjetër.
Kjo u bë e ditur nga vet ai, përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.
https://www.instagram.com/p/B0oX8Iel-tT/?utm_source=ig_web_copy_link
“Do t’i kallim fitilat e llamës, Xinxilushe, së shpejti”, ka shkruar mes të tjerash reperi.
Edhe këtë herë për këngën e Arianit do përkujdeset Edlir Begolli dhe produksioni “Max Productional”.
Ndërkaq, të fundit këngë e ka lansuar më 28 korrik, për ditëlindjen e tij, të titulluar “Tetova e Dardana”.