1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: PDK nuk do ta falë më postin e kryeministrit siç ka vepruar në të kaluarën

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se ky subjekt nuk do ta fal më postin e kryeministrit siç ka vepruar në të kaluarën.

Haxhiu konsideron se Ramush Haradinaj e shkeli mirëbesimin e PDK-së kur dha dorëheqje pa marrëveshje.

“Ai shkeli mirëbesimin pasi ne i kemi dhënë mandatin. Dihet se PDK është partia më e madhe brenda PAN-it dhe i ka dhënë mandatin Ramush Haradinajt për kryeministër. Ka qenë shumë njerëzore dhe e sinqertë që Haradinaj të ulej me kryetarin Veseli dhe zëvendëskryeministrin Limaj dhe të diskutojnë situatën pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale”, tha ai në RTV Dukagjini.

Haxhiu thotë se PDK-ja është mbledhur këtë javë dhe ka vendosur që mandate t’i kthehet popullit.

“Ne kemi formuar edhe shtabet zgjedhore më në krye kryetarin dhe kryeministrin e ardhshëm, Kadri Veseli. Asnjë dilemë PDK nuk e ka dhe në situatën aktuale vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe qytetarët të përcaktohen kush duhet të udhëheq tutje”.

Haxhiu thotë se për zgjedhje ka pasur votim në Këshillin e Përgjithshëm dhe është vendosur unanimisht që të shkohet në zgjedhje.

Deputeti i PDK-së thotë se ky subjekt politik ka punuar mirë për popullin duke ndërtuar fshatra e qytetar dhe duke rritur rroga.

Ai ka thënë se PDK më nuk do ia fal postin e kryeministrit akujt dhe sipas tij vetëm PDK mund të bëj ndryshimin në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img