0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti Bekim Haxhiu ministrit Lluka: Jo gradualisht, por automatikisht klientët e Z-Mobile duhet të kalojnë tek Telekomi

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Jaxhiu ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i cili ka deklaruar se klientët e Z Mobile do të kalojnë gradualisht tek Telekomi. Haxhiu ka thënë se jo gradualisht , por automatikisht klientët e Z-Mobile duhet të kalojnë tek Telekomi duke thënë se ky është detyrim kontraktual bazuar në dokumentacionin e lëshuar nga ART dhe PTK në vitin 2008. Haxhiu ka thënë se ministri Lluka qëllimshëm interpreton gabimisht kontratën në dëm të Telekomit për të vazhduar funksionimin edhe për 120 ditë të Z-Mobile, periudhë e caktuar në rastet e shkëputjes së parakohshme të kontratës dhe humbjes së licencës, shih nenin 13 në tërësi.

Lexoni reagimin e plotë të deputetit Bekim Haxhiu:

Nga sot klientët qe kishte Z Mobile i kthehen Telekomit, ky është detyrim kontraktual bazuar në dokumentacionin e lëshuar nga ART (ARKEP ) dhe PTK (Vala) në vitin 2008, themelimi i MVNO është bërë për të rritur numrin e klientëve të PTK- së.
Ndarja e numrave për Z- Mobile është bërë nga blloqet e numeracionit që janë të Telekomit (PTK), dhe kjo shihet shumë mirë në shkresen e ART me datë 18.01.2008. nr.016/08, prandaj transferimi i numeracionit nga Z Mobile në Vala është obligativ që nga sot dhe maksimum mund te zgjas 30 ditë, bazuar në nenet 3.2 dhe 13.3 pika (i) të kontratës.

Deklarata e Minstrit Valdrin Lluka është ndërhyrje e drejpërdrejt në punën operacionale të Telekomit dhe interferim i drejtpërdrejt në punën e ARKEP-it në dëm të Telekomit dhe me këtë duhet të mirret Prokuroria e Kosovës. Ministri Lluka qëllimshëm interpreton gabimisht kontratën në dëm të Telekomit për të vazhduar funksionimin edhe për 120 ditë të Z-Mobile, periudhë e caktuar në rastet e shkëputjes së parakohshme të kontratës dhe humbjes së licencës, shih nenin 13 në tërësi. Ndërsa në rastet kur nuk vazhdohet kontrata, periudha e transicionit është 30 ditë duke filluar nga sot. Andaj të gjithë klientët e Z Mobile që dëshirojnë të ruajnë numrat e tyre duhet të regjistrohen si klientë të Vala -Telekomit. Kjo periudhë transicioni përfundon më 30.08.2019.

Për këtë qasje të ministrit Valdrin Lluka pro Z-Mobile, kishte pyetje edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar. Valdrin Lluka është ministër i MZHE dhe jo përfaqësues i Z-Mobile, ai duhet të mbrojë interesin e Telekomit, puntorëve dhe konsumatorëve.

Gjithashtu ARKEP e ka për detyrë të respektoj vendimet e saj (016/08) dhe Ligjin Nr. 04/L-109 PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE në veçanti nenet 8,9,10 të cilat saktësojnë objektivat dhe kompetencat e këtij institucioni për numeracionin, frekuancat, sigurinë kombëtare, mbrojtjen e konsumatorëve dhe të dhënave të tyre personale.

Gjithashtu, sipas LIGJI NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, Agjensioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e ka për detyrë që të kontaktoj zyrtarët e Z-Mobile me qëllim të ruajtjes se të dhënat personale të klientëve të Z-Mobile.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img