Vetaksidentohet vetura e policisë, ka të lënduar

114
Advertisement

Dy zyrtarë policorë janë lënduar pasi një veturë e Policisë së Kosovës është vetaksidentuar në mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:10.

Advertisement

Vetaksidenti ku ka qenë i përfshirë automjeti policor i tipit Skoda Octavia ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, afër Parkut të Biznesit në Drenas.

Këtë rast e ka konfirmuar për Klan Kosovën Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Sipas tyre, njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rastin e kanë trajtuar sipas procedurave të parapara në mënyrë që të bëhen të ditura shkaqet dhe rrethanat e tërësishme të këtij rasti.

Nga videot që i kanë dërguar lexuesit e Klan Kosovës shihet se vetura e policisë ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar anash saj.

PostAdssFotoja e reklamës