Profesori në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, Ardian Gola, ka rrëfyer një rast që ka të bëjë me vazhdimin e një kontrate pune në këmbim të marrëdhënies seksuale.
Gola, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se një mike e tij i ka rrëfyer se si kusht për vazhdim të kontratës, ka qenë kryerja e marrëdhënieve seksuale me personin që e ka punësuar.
“Njeriu i cili i kishte ndihmuar të punësohej, e i cili aksidentalisht është në pushtet, sepse në rrethana normale pozita meritore e tij nuk do të shkonte pëtej çobanit, fillon e bëhet gjithnjë e me eksplicit në kushtëzimin seksual të vazhdimit të kontratës”, ka shkruar Gola.
Postimi i plotë i Golës:
“Sot nje shoqe me rrefeu se si vazhdimi i kontrates se punes ne nje institucion publik, pas nje periudhe gjoja testuese, i kushtezohej me marredhenie seksuale. Njeriu i cili i kishte ndihmuar te punesohej, e i cili aksidentalisht eshte ne pushtet, sepse ne rrethana normale pozita meritore e tij nuk do te shkonte pertej cobanit, fillon e behet gjithnje e me eksplicit ne kushtezimin seksual te vazhdimit te kontrates.
Me tregonte se si disa femra tashme jane pajtuar me kete fat. Ato ofrojne favore seksuale per njerezit e pushtetit, qofte per mbijetese, qofte per nje jete me lluksoze. Me fjale tjera, pushtetaret, kuptohet jo te gjithe, jane te perfshire ne prostitucion modern. Per “bosat” e sektorit privat, mos te flasim.
M’lejoni t’jem aspak politikisht korrekt per kete kategori njerezish: jeni kategoria me e flliqte n’rruzullin tokesor. Po t’kisha mundesine, kisha me ua pre ate luc t’zhyllavte, e kisha me ua rras n’ate goje, po ashtu t’gubavte! Flliqesira! U turperofshi!” (sic.), ka shkruar Gola. /Telegrafi/