Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0 miqësorja ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Shkupit, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ky ishte barazimi i tretë në tri ndeshjet përgatitore të Prishtinës duke barazuar paraprakisht me Ulpianën dhe me Flamurtarin, shkruan Indeksonline.
Ekipin e Prishtinës e presin edhe dy ndeshje tjera miqësore para se t’ia filloj sezonit të ri në Superligë.