0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

iPhone 11 do të jetë ndryshe nga seria e iPhone XS

Apple po përgatitet për të prodhuar deri në 75 milionë iPhone.

Apple duket se pret këtë kërkesë të qëndrueshme të iPhone 11 këtë vit. Kompania njoftohet se i ka thënë furnizuesve të prodhojnë 75 milionë njësi të reja iPhone në gjysmën e dytë të vitit 2019, një numër i ngjashëm me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Natyrisht ky nuk është numri i prodhimit përfundimtar dhe mund të ndryshojë në bazë të kërkesës, interesit të tregut dhe faktorëve të tjerë.

Ky sinjal është se Apple parashikon një kërkesë të qëndrueshme edhe këtë vit, në krahasim me rritjen e numrave të shitjeve.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh se tregu i përgjithshëm i smartfonëve është në rënie dhe tensionet tregtare të SHBA-Kinës janë përshkallëzuar këtë vit, parashikimi “i qëndrueshëm” i Apple është praktik.

Apple nuk zbulon më shumë numrat e dërgesave të iPhone, por raporti thotë se analistët parashikojnë se Apple do të shesë 70 milionë deri në 80 milionë iPhone.

Seria e iPhone 11 thuhet të ketë kamerën e pasme të trefishtë, një çip A13, një motor të ri Taptic që do të zëvendësojë 3D Touch dhe një Retina Display.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img