Zv. Kryeministri Enver Hoxhaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar qytetarët për pjesëmarrjen e Ministrave te PDK-së në mbledhjen e Qeverisë të ftuar sot nga Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj duke theksuar se PDK-ja ka vendosur sot të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë për hir të interesave të qytetarëve.
Postimi i tij ne facebook:
Të dashur qytetarë,
PDK-ja ka vendosur sot të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë për hir të interesave të qytetarëve, që nuk i ikë përgjegjësisë por edhe për ta bërë të qartë se pas dorëheqjes së Kryeministrit të premten e shkuar, është krijuar një situatë e re politike dhe juridike. Kryeministri dhe qeveria e dorëhequr mund të kenë një rol kujdestarie por nuk mund të sjellë e merr vendime për emërime të anëtarëve të bordit, të shpronësojë prona apo të sillet njëjtë sikur para të premtes.
PDK siguron të gjithë se paqartësia e krijuar nuk do të shkojë në dëm të interesave të qytetarëve dhe nuk do të lejojë të ketë vakuum e krizë qeverisëse. Kriza tani ka një adresë dhe një emër. Kosova ka institucionet dhe përvojën e duhur për të gjetur zgjidhje, ashtu sikurse edhe PDK-ja ka dëshmuar pjekuri, përgjegjësi dhe zotësi për t’i shërbyer vendit.