2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Filloi zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Zhur – Dragash – Brod

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten mori pjesë në fillimin e punimeve në rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës Zhur – Dragash – Brod.

Ministri Lekaj tha se rehabilitimi dhe zgjerimi i dy segmenteve rrugore që lidhin Zhurin me Dragashin e Brodin, kanë ndikim në lëvizjen e lirë, zhvillim ekonomik dhe sigurojnë mirëqenie më të mirë për qytetarët e kësaj ane. Ai shtoi se ndjehet mirë që po fillon një ndryshim mëse të nevojshëm, i cili nuk arriti të realizohet për 60 vite me radhë, përkundër nevojës së madhe.

Segmenti rrugor R222, Tyrbe e Pllavës – Zaplluzhë, ka gjatësi mbi 12.1 kilometra, kurse ajo R114, Dragash – Brod, ka gjatësi mbi 11.6 kilometra. Të dyja këto projekte janë investim i MIT dhe vlera e tyre është mbi 7 milionë e 100 mijë euro.Image may contain: 6 people, outdoorImage may contain: one or more people, sky, basketball court, shoes, outdoor and natureImage may contain: 7 people, people smiling, people standing, wedding, sky, suit and outdoor

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img