Ajo u bë e famshme si bashkëshortja e futbollistit shqiptar të kombëtares së Zvicrës, Blerim Xhemajlit.
Megjithëse ka një fëmijë me lojtarin, Erjona Sulejmani ka ndarë rrugët para një viti me 33-vjeçarin duke u shkurorëzuar shkaku i disa deklaratave publike rreth jetë së tyre private.
Bukuroshja po vazhdon jetën si nënë beqare duke e shijuar çdo moment të mundshëm, sidomos gjatë kësaj sezone verore teksa shihet se po kënaqet.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk ngurron së sjelli imazhe dhe video provokuese para ndjekësve të shumtë në llogarinë personale në Instagram.
Zeshkania së fundi ka publikuar një video gjersa merr poza para një kamere e veshur në bikini, por pa reçipeta dhe duke mbuluar gjinjtë me duar.
Ndryshe, Erjonën do ta shohim edhe gjatë muajve të ardhshëm me projekte të ndryshme që për tematikë kanë botën e modës.