1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Schwendiman: Do të hetoj pa frikë pretendimet për trafikim organesh në Kosovë

Kryeprokurori i ri i SITF-së, David Schwendiman është zotuar se do të hetoj pa frikë dhe favore, pretendimet për trafikim organesh në Kosovë gjatë luftës, raporton KTV.

Kryeprokurori Schwendiman, një ish-prokuror amerikan, është emëruar javë më parë në këtë detyrë.
“Jam i vetëdijshëm për ndjeshmërinë politike për atë çfarë jam duke bërë, por do të udhëzohem vetëm nga faktet dhe ligji”, ka thënë Schwendiman në një konferencë me gazetarë.
Ai është duke hetuar pretendimet e një raporti të Këshillit të Evropës, sipas të cilit zyrtarë të lartë të UÇK-së, përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kanë udhëhequr qendra të ndalimit ku janë vrarë civilë dhe organet e tyre pastaj janë shitur në tregun e zi.
Thaçi në vazhdimësi i ka mohuar pretendimet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img