13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Edhe një ish epror i UÇK-së ftohet për intervistim në Hagë

Ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 128 i Zonës Operative të Pashtrikut (ZOP), Avdi Ibrahimi, ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Ibrahimi përmes një postimi në Facebook.

Ai nuk ka bërë të ditur se në çfarë cilësie është ftuar, por thotë se do të paraqitet në Hagë më 2 tetor.

Ibrahimi ka thënë të jetë intervistuar edhe dy herë më parë nga Gjykata Speciale e EULEX-it, ku thotë të ketë paraqitur dëshminë e tij se “vërtet unë nuk kam asfarë njohurie të ketë bërë dikush nga njerëzit e UÇK-së ndonjë krim”.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Njoftim Publik

Të nderuar, dhe shumë të respektuar bashkëkombës

Ndjej një obligim moral e qytetar t’ju njoftoj se sot rreth ores 14, 20 minuta kam marrur ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë të paraqitem më date 02 tetor 2019.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img