13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Veseli uron kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe: Do të përmirësojë edhe më tej marrëdhëniet tona!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli përmes një shkrimi postuar në faqen e tij zyrtare Facebook i ka uruar Boris Johnson zgjedhjen si Kryeministër i Britanisë së Madhe.

Ai ka shkruar se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit do të përmirsojë edhe më shumë marrëdhëniet në mes vendit tonë dhe Britanisë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Uroj Boris Johnson për zgjedhjen si kryetar i Partisë Konservatore dhe Kryeministër i Britanisë së Madhe. Gjatë kohës që ishte në drejtim të Ministrisë së Jashtme britanike ai ka treguar vëmendje të madhe ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit do të përmirësojë edhe më tej marrëdhëniet e vendin tonë me këtë shtet mik. Partia Demokratike e Kosovës është gjithashtu aleate e Partisë Konservatore dhe ne jemi të bindur që nën udhëheqjen e tij kjo parti do të arrijë suksese të mëtejshme ndërsa bashkëpunimi ynë ndërpartiak do të forcohet edhe më shumë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img