13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Veseli-Veliaj: Ka vend dhe mundësi më të mëdha të bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me bashkëpunëtorë.
Sipas një njoftimi, Veseli dhe Veliaj biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri dhe theksuan se synimet dhe vlerat e përbashkëta të dy shteteve tona janë integrimet euro atlantike.
“Kryeparlamentari Veseli dhe kryebashkiaku Veliaj biseduan për bashkëpunimin e deritashëm, në veçanti bashkëpunimin në fushën e pushtetit lokal, duke vënë në spikamë nevojën e këmbimit të përvojave më të mira, legjislacionit dhe zbatimit të ligjeve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Qëndrim i përbashkët ishte se ka vend dhe mundësi më të mëdha të bashkëpunimit, duke mbështetur e përkrahur iniciativa të përbashkëta, përvoja dhe këmbimin e gjithanshëm të vlerave”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img