Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron në Prishtinë, ku është pritur nga kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj. Meta ka vazhduar që ta mbështes Haradinajn nga momenti që ka dhënë dorëheqje. Kurse, në takimin e sotëm Haradinaj ka thënë se në proceset që po kalon Kosova, “angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”.
“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1269666666491078
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2387874937925432