4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni dhe ambasadori Walles bisedojnë për terrorizmin

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim ambasadorin amerikan Jacob Walles, që aktualisht është këshilltar i lartë në Byronë e Antiterrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ministri Hyseni dhe ambasadori Walles zhvilluan një bisedë përmbajtjesore lidhur me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm, luftëtareve të huaj dhe terrorizmit.
Walles vlerësoi lartë punën që kanë bërë organet e rendit në Kosovë në parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktet e huaja.

Në këtë takim u vlerësua lartë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i deritanishëm, po ashtu u bisedua edhe për aspektet e veçanta të bashkëpunimit në të ardhmen midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë fushë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img