Një vepër kjo kulminante sipas kryetarit të kësaj komune, Agim Aliu.
Ky i fundit ka postuar edhe planin se si do të duket objekti në fjalë, i cili është investim milionësh i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, përcjellë Indeksonline.
“Pallati i Kulturës, investim milionësh i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të ngërthej skenat më mira, hapësirat më të përshtatshme dhe shijen më të rafinuar të një godine kulturore, projeksion për dhjetëra dekadat e ardhshme.
Së shpejti fillon ndërtimi e bashkë me të edhe konkurrueshmëria e saj me qendrat më moderne rajonale”, ka shkruar Aliu.
Në këtë pallat do të jetë edhe Sallata Koncertale, Muzeu e Galeria.