2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: mosakreditimi i universiteteve dhe mbyllja nuk është zgjidhje!

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook ka folur rreth mos akreditimit të tri universiteteve publike në vendin tonë, atij të Mitrovicës, Prizrenit dhe Pejës.

Hoxhaj ka thënë se si PDK dhe qeveri mbesin të përkushtuar për të ndërmarrë sa më shpejt veprime të harmonizuara të të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi dhe kompetenca.

Postimi i tij i plotë:

“Është i kuptueshëm reagimi publik gjatë 24 orëve të fundit lidhur me vendimin për mos lejimin e regjistrimit të studentëve të rinj në tri universitetet publike të vendit. Megjithatë, si PDK dhe qeveri mbesim të përkushtuar për të ndërmarrë sa më shpejt veprime të harmonizuara të të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi dhe kompetenca. Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës parasheh akreditim në dy nivele – institucional dhe të programeve, prandaj një vendim i ri para fllimit të vitit të ri akademik është i domosdoshëm. Po ashtu, është koha e duhur për të bërë edhe një rishikim të mirëfilltë të cilësisë, gjendjes në universitete dhe mbrojtjen e të drejtave të studentëve për tu shkolluar. Kemi nevojë për një mobilizim shoqëror për të përkrahur zhvillimin e universiteteve sepse mbyllja e tyre nuk është zgjidhje.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img