Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësia
Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NJRHKEK) në Prishtinë, pas
marrjes së një informate dhe hetimit rreth saj, më 16.07.2019, ka arrestuar dy të dyshuar.
Hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë, në koordinim me organet e drejtësisë, sot në Fshatin
Shakovicë Komuna e Podujevës, nga një lokal dhe një shtëpi, kanë konfiskuar dëshmi
relevante që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.
Të dyshuarit (i pari pronar i lokalit, tjetri punëtor në lokal), të cilët janë arrestuar nga
policia janë:
E. H. viti i lindjes 1998 m.k.sh. dhe
A. H. viti i lindjes 1996 m.k.sh.
Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit ndalohen për 48 orë në mbajtje.