Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar se armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin.
Ky shkrim i tij vije pas marrëveshjeve të fundit që ka bërë Serbia me Francën për blerjen e armëve dhe sistemeve ajrore raketore.
“Serbia vazhdon të pretendojë që është ushtarakisht neutrale, por po e tregon të kundërtën. Kush po e kërcënon Serbinë aq shumë, sa që i duhet të blejë armatim të ri nga Franca dhe të tjerët, e t’i rrisë sistemet e mbrojtjes ajrore? Armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.