Gjendet trupi i një 25-vjeçareje të mbytur në Kanionet e Holtës në Gramsh.
Viktima me emrin Tila Sallaku. ndërsa trupi është gjetur në dalje të Kanionit.
Disa turistë shqiptarë janë bllokuar prej disa orësh në këtë lokacion për shkak të prurjeve të shumta të ujërave nga shiu.
Forcat e policisë, RENA, zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile ndodhen në vendngjarje, ndërsa nuk dihet ende vendndodhja e tre prej turistëve, të cilët kanë humbur çdo kontakt.
Personat e zhdukur me të cilët ka humburkontakti janë dy djem mbi 20 vjeç dhe një 50-vjeçar.