14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

U shpall më e bukura e Kosovës, por nuk ka shtetësi (Foto)

Camila Barraza, vajza që para pak ditësh fitoi kurorën e më të bukurës në Kosovë, nuk është shtetase e Republikës së Kosovës. Këtë e kanë konfirmuar për KultPlus nga Zyra për Komunikimin me Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës.
Pas verifikimit në bazën e të dhënave të Gjendjes Civile dhe të Departamentit për Shtetësi Azil dhe Migracion në MPB për këtë person nuk është gjendur as një shënim. Camila Barraza nuk është shtetase e Republikës së Kosovës, dhe ky person nuk ka parashtruar kërkesë për fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës në DSHAM/MPB.

Argjentinasja u zgjodh më e bukura e Kosovës për vitin 2016.

Camila Barraza shpallet "Miss Kosova 2016" (Foto)Camila Barraza shpallet “Miss Kosova 2016” (Foto)

Bukuroshja është zgjedhur ‘Miss Kosova 2016’ para pak ditësh, në një spektakël që u transmetua në Klan Kosova. Për një portal në Argjentinë, ajo ka treguar se ka marrë mesazhe kërcënuese pas këtij triumfi.
“Njerëzit janë të frustruar dhe më dërgojnë mesazhe kërcënuese në rrjete sociale. Kam frikë edhe për familjen time, atje në Argjentinë. Por do të luftoj deri në fund që Argjentina ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Barraza për Radiowtcv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img