-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti Kelmendi: Autostrada Pejë-Prishtinë rrugë e lehtësimit apo e dëmtimit të qytetarëve dhe bizneseve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi, ka pyetur se autostrada Pejë-Prishtine deri në Zahaq, a është rrugë e lehtësimit apo e dëmtimit të qytetarëve dhe bizneseve.

Kelmendi duke folur për investimet në infrastrukturën rrugore, ka thënë se këto rrugë fare nuk i kanë shërbyer asnjë ekonomie në Kosovë, dhe asnjë zone industriale dhe shumë qytetarëve tjerë.

Ndër të tjera ai ka rekomanduar që pjesë të hyrjes së qytetit të Pejës të rregullohen me më shumë rrethrrotullime në mënyrë që jeta e qytetarëve, udhëtimet e nxënësve dhe ndihmës së parë për raste urgjente të kenë rrugën më të lirë dhe më të shkurtër, por edhe ekonomitë dhe të punësuarit mos të paguajnë për karburantin që duhet të importohet.

Ndërsa sot banorët e komunës së Pejës kanë protestuar për të kundërshtuar ndërtimin e autostradës Pejë-Zahaq.

Ata po kërkojnë zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e kushteve për qarkullim të lirë.

“Me datën 12.07.2019 në orën 14:00 në Qyshkë afër objektit Proton qeramikës, banorët e Qyshkut, Pavlanit dhe Bllagajës dhe komuniteti i bizneseve në këtë lokacion mbajnë protestën e radhës për zhbllokimin e rrugës nga barrierat në relacionin Pejë-Zahaq dhe për krijimin e kushteve për qarkullim të lirë” thuhet në njoftimin e Këshillit organizativë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Autostrada Pejë-Prishtine (deri në Zahaq) rrugë e lehtësimit apo e dëmtimit të qytetarëve dhe bizneseve!?

Me të drejtë qytetarët i gëzohen investimeve në infrastrukturë duke qenë se infrastruktura do shërbejë për lehtësimin e levizjës së lirë dhe shpenzimeve me të vogla për udhëtime në punë, ndihmë mjekësore dhe gjetiu, pra qasje në jetë. Por deri më tani kemi parë shumë autostrada dhe rrugë të ndërtuara të cilat janë të gjërësive të mëdha, kualitetit të mirë, kostosë astronomike dhe që u shërbejnë shteteve fqinje për të kaluar Kosovën më shpejtë dhe atë duke mos ndaluar në asnjë vend, si për të shpenzuar si për të plotësuar karburantin.

Këto rrugë fare nuk i kanë shërbyer asnjë ekonomie në Kosovë, nuk i ka sherbyer asnjë zone industriale dhe shumë qytetarëve tjerë. Mund të theksojmë se autorrugët kalojnë mbi zonën industrialë në Prishtinë, pranë zonës industriale në Therandë, në Ferizaj dhe shume zonave të tjera. Nisur nga këto veprime të përgjithshme, tani kulminacioni i dëmit ka arritur tek autoudha Pejë-Prishtinë dhe atë deri në Zahaq, në veçanti për qytetarët e vendbanimeve dhe industrive, ekonomive të rëndësishme për qytetin. Marrim shembull, një nxënës i Qyshkut që po vijon shkollimin në shkollën fillore, të mesme, kolegj dhe universitet, duhet të kalojë në dy drejtimet së paku 20 kilometra edhe pse në magjistrale i kishte vetëm 2 kilometra. Pra tani duhet paguaj hiç më pak se 30 euro shtesë për udhetimin në çdo muaj. Një i punësuar në të njejtën formë duhet shpenzuar së paku 50 euro në muaj. Shtrohet pyetja, çka do të ndodhe me b uxhetin familjarë të një familjeje që ka, shembull, tre nxënës, e tërë paga e ultë do shkojë në shpenzime udhëtimi! Çka do të thotë për një të punësuar me rrogën e garantuar prej 170 euro që të paguaj shtesë shpenzimet e udhëtimit me autobus 50 euro! Ku do arrijë ai për 120 euro! Çka do të thote që një i sëmurë duhet që nga Qyshku të shkoj me ndihmën e parë deri në Zahaq (pra 20 kilometra) dhe të kthehet në spital ku varet shpejtësia e trajtimit shëndetësorë ku deri më tani ishte vetëm 2 kilometra.
Shembulli bëhet edhe më shqetësues kur kalojmë tek ekonomitë prodhuese, ku maunet me repromaterial duhet të shkojnë nga Zahaqi deri në Kievë për tu kthyer në Zahaq, pra hiç më pakë se 80 kilometra në kthim. Nisur nga kjo, i bie që vetëm një ekonomie i shkaktohet dëm në karburante në vit prej 500 mijë eurosh.
Andaj, rekomandoj që këto pjesë të hyrjes së qytetit të Pejës të rregullohen me më shumë rrethrrotullime në menyrë që jeta e qytetarëve, udhëtimet e nxënësve dhe ndihmës së parë për raste urgjente të kenë rrugën më të lirë dhe më të shkurtër, por edhe ekonomitë dhe të punësuarit mos të paguajnë për karburantin që duhet të importohet. Kjo, sepse në këtë pjesë nuk ka nivelime për të pasur nënkalime ndaj rrugës.
Nëse e shohim se autoudha nga dalja e autoudhes së Tiranes, në çdo vendbanim ka mbikalime dhe nënkalime deri në Kievë, ku qartë vërehet se edhe i kanë zbatuar rregullat e ekonomisë porë edhe të mbështetjes së elektoratit!
Rekomandoj që në të gjitha zonat industriale, si të Prishtinës dhe Therandës, Ferizajit etj. të ndërtohen kyçjet dhe çkyçjet në autostradanë mënyrë që këto autostrada të jenë edhe për transportin e mallrave, por në veçanti një gjë e tillë të ndodhë tek kyçja në autostradë tek zona industriale në Prishtinë ku do shkarkonte rrugën për në Aeroportë dhe qarkullimin e dendur në Fushe Kosovë dhe do shfytzohej më mirë Autoudha e re!
Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img