-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria të bëjë zgjidhje të përhershme për pensionet e veteranëve

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Elezaj, i është përgjigjur shqetësimit të ministrit të Financave, Avdullah Hoti, se Qeveria nuk ka buxhet të mjaftueshëm për pensionet e veteranëve.
Elezaj i ka bërë thirrje Qeverisë të bëjë një zgjidhje të përhershme sa i përket buxhetit për pensionet e veteranëve.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se për ta tejkaluar këtë krizë, Qeveria mund t’i marrë mjetet nga Fondi i Privatizimit.

Elezaj ka thënë se përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë kontaktuar edhe me OVLUÇK-në dhe, sipas tij, ata nuk përzihen deri në atë masë siç po deklarohen zyrtarët qeveritarë.
“Dyshoj se mungon vullneti nga ana e institucioneve për të bërë një zgjidhje të përhershme për pensionet e veteranëve”, ka theksuar ai, duke shtuar se thirrja e tyre konkrete për Qeverinë është se të gjithë veteranët e UÇK-së duhet të paguhen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img