1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Përleshje fizike në procesin zgjedhor të LDK-së në Vushtrri, Tahiri thotë se s’po merret me këtë çështje!

Procesi i brendshëm zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po ecën siç duhet.
Madje në këtë proces zgjedhor thuajse gjatë gjithë kohës ka përleshje verbale e jo verbale.

Përleshje fizike ndërmjet pjesëmarrësve në proces zgjedhor pati edhe sot në Vushtrri, saktësisht në nëndegën më të madhe ‘Dardania’.

Si pasojë e kësaj është nevojitur edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës, edhe pse LDK në këtë nëndegë solli edhe pjesëtarë të një kompanie të sigurimit.

Sipas burimeve të Indeksonline, kundërshtime pati në mes dy grupeve. Grupi i kryeartit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si dhe grupi i kryetarit të degës, Hysni Gërguri.

Indeksonline ka provuar të kontaktojë me Gërgurin, por ku i fundit nuk është lajmëruar.

Ndërsa i i pari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se nuk po merret fare me një proces të tillë.

I kontaktuar nga Indeksonline, Tahiri nuk mohoi apo pohoi se pati ndonjë parregullsi sot, ai vetëm deklaroi se po merret me punët e komunës.

“Nuk jam i përfshirë në këtë proces zgjedhor, thjeshtë po merrem me punës e komunës. Nuk jam duke u marrë me këtë çështje”, tha shkurt Tahiri.

Kjo nuk është hera e parë që në LDK po përballen me parregullsi të tilla, në këtë parti thuajse asnjë nëndegë apo degë nuk po mbetet pa një sfidë të ngjashme./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img