Pas arrestimeve që janë kryer sot në Njësinë e Patentë shoferëve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, ministri Pal Lekaj ka theksuar se ministria që ai drejton është e hapur për organet e drejtësisë dhe pret që të ndjekin procesin deri në fund.
Reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit:
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka pranuar informatat për arrestimin e disa personave në njësinë e patentë shoferit në Prishtinë.
Me këtë rast, rikujtojmë se ministri Pal Lekaj në vazhdimësi ka theksuar vendosmërinë e tij për reformim të njësisë së patentë shoferit. Në synimin e tij për të ndalë keqpërdorimet e mundshme në procesin e pajisjes me leje të vozitjes, dy ditë më parë, u finalizua edhe testimi elektronik “e-testimi” për patentë shofer, praktikë kjo për herë të parë në Kosovë.
Prandaj, Ministri Lekaj ripërsëritë se ministria që ai drejton është e hapur për organet e drejtësisë dhe pret që të ndjekin procesin deri në fund.