Të martën në Tiranë, Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli nënshkruan marrëveshjen për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Për jetësimin e kësaj ideje, Cakaj përmes një shkrimi në Twitter tha se “hap horizonte të reja për veprime të përbashkëta institucionale”.
Edhe Pacolli shkruajti disa fjalë për këtë marrëveshje të rëndësishme, duke thënë se “Ky është një hap i madh përpara në integrimin tonë kombëtar, gjë që do të bëjë më të fortë veprimin e përbashkët global“, përcjellë Indeksonline.
Por, duket se Serbisë po i pengon lidhja e fortë diplomatike mes dy shteteve shqiptare. Është kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ajo që ka reaguar ashpër naj marrëveshjes së Cakajt dhe Pacollit.
Veç kësaj, Bërnabiq këtë marrëveshje e dënoi dhe e quajti si të “tmerrshme”.
Ajo i tha televizionit Pink, se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me qëllim është bërë në kohën kur po zgjedheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli.