Deputetët kritikojnë dhënien e 815 mijë euro për “Ta pastrojmë Kosovën” pa procedura

50
Advertisement

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Zyrës së Kryeministrit -së për vitin 2018, ku janë evidentuar disa parregullsi, ndër to është evidentuar projekti “Ta pastrojmë Kosovën”, punësime me marrëveshje për shërbime të veçanta, buxheti për grante dhe subvencione.

Advertisement

Kryetari i Komisionit Driton Selmanaj tha se ndër të gjeturat është themelimi i Task-Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”, ku projekti ka qenë 815 mijë euro dhe janë eliminuar procedurat ligjore për OJQ. Po ashtu sipas tij, nuk ka kontratë me përfituesin “Ta pastrojmë Kosovën”.

Sekretari i Qeverisë Fitim Krasniqi tha se projekti “Ta pastrojmë Kosovën”, ka ndodhur në mënyrë të shpejtë për shkak të procedurave të stërzgjatura dhe vendimi është marrë në mbledhje të Qeverisë.

Ai shtoi se Zyra e Kryeministrit nuk është marr me asnjë procedurë për bartjen e 815 mijë euro, sepse ë këtë e ka bërë Ministria e Ambientit dhe koordinator ka qenë ministri Fatmir Matoshi.

Deputeti Avdullah Hoti tha se ky projekt është bërë pa asnjë procedurë dhe kjo është shqetësuese. Edhe deputeti Mergim Lushtaku ka pasur vërejtje për procedurat e këtij projekti. Ndryshe, drejtor i OJQ “Ta pastrojmë Kosovën(Let’s Do it Kosova)” është Luan Hasanaj.

Po ashtu ky Komision ka shqyrtuar edhe raportin e Auditimit për PVF-të 2018 e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Ministri Rasim Demiri theksoi se sa i përket raportit të auditimit dhe vërejtjeve janë çështje teknike ose edhe për shkak të mungesës së stafit në Ministri.

Ndarja e granteve siç tha se është bërë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë.

Po ashtu Demiri tha se buxheti është shpërndarë në të gjitha komunat ashtu siç kanë qenë edhe kërkesat.

Ndërsa deputetja Emilia Rexhepi fillimisht ka akuzuar ministrin Demirin se në bazë të keqpërdorimit të mjeteve financiare, e cila tha se për këto parregullsi mund të përfundoni burg. Ajo ka përmendur emrat e përfitueseve boshnjak, sipas të cilës ka pasur konflikt interesi ngase janë të afërt me ministrin Demiri.

Deputeti Avdullah Hoti fillimisht duke theksuar që kjo Ministri ka qenë e panevojshme dhe se duhet me pasur llogaridhënie për shpenzimin e miliona eurove buxhet.

Edhe Hoti shprehu brengën e tij për ndarjen e granteve dhe mos protokollimin e faturave.

Sekretari i kësaj Ministrie i është përgjigjur Hotit duke thënë se mos protokolimi i faturave, posedojnë një libër të protokolit, mirëpo që nuk kanë qenë të vulosura duke premtuar se kjo e gjetur nuk do të përsëriten. Zyrtarët e auditorit pohuan se kjo Ministri ka poseduar një fletore për faturat, por që nuk kanë qenë me numër rendor. Kryetari i këtij Komisioni Driton Selmanaj ka kërkuar nga ministri Demiri ëë ta sjellë një raport të detajuar për shpenzimet e kësaj Ministrie.

PostAdssFotoja e reklamës