10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Kemi emrin e autorit të vrasjes së Ivanoviq e Prishtina nuk e ka idenë!

Aleksandar Vuçiq i doli në mbrojtje sot Milan Radojiçiq-it, i cili kërkohet nga autoritetet kosovare që të vihet para drejtësisë, e që aktualisht thuhet se po qëndron në Serbi.

Vuçiq tha se Radojiçiq nuk është lule, por as nuk është përgjegjës për vrasjen e Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës.

Madje Vuçiq theksoi se Serbia e ka emrin e personit që ka mundësi të jetë vrasësi i politikanit serb në Kosovë, Ivanoviq.
“Ne kemi emrin e autorit të vrasjes së Oliver Ivanoviq, ndërsa Prishtina nuk e ka idenë. Ne jemi duke punuar seriozisht dhe mendoj se kemi emrin e  përgjegjësve si dhe emrin e autorit të vrasjes”, tha ai, duke shtuar se shteti serb nuk do të ndalet të hetojë vrasjen e Ivanoviq-it.

Sipas Vuçiq në bazë të informacioneve që kanë nga autoritetet serbe, Radojiçiq nuk ka marrë pjesë në likuidimin e Oliver Ivanoviq.

“Kjo u konfirmua përmes metodave të ndryshme të testimit, kontrollit dhe monitorimit të personi të lartpërmendur”, shtoi ai, transmeton Indeksonline.

Ai urdhëroi që Serbia të përpiqet t’i vë në pah provat materiale dhe t’i publikojë ato tek publiku dhe që hetimi në Serbi të mos ndërpritet deri të gjendet vrasësi i Ivanoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img