-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa flet për takimin me Blerim Devollin: Këtë vit nisi degradimi Telekomit

Ish’kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa, para deputetëve në komisionin hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala ka deklaraur se degradimi i kompanisë publike ka filuar në vitin 2012’të, kur Z’Mobile i kishte kërkuar Telekomit numra shtesë.

Mustafa tha se degradimi i Telekomit, atë kohë PTK-së, ka filluar më datën 5 dhjetor 2012, kur Z-Mobile i kishte kërkuar Telekomit për numra shtesë.

Ndërsa, më 14 mars 2013 Telekomi iu kishte drejtuar ARKEP-it dhe Z-Mobile se dhënia e këtij numracioni do të shkaktonte probleme komerciale.

“Më 26 korrik 2013 në mbledhjen e radhës së bordit të drejtorëve kryeshefi i thotë bordit që ARKEP-it ka vendos që 1000 numra shtesë t’ia jap Z-Mobile ku dërgon rastin në Gjykatë pasi konstaton që ARKEP-i i ka kaluar kompetencat e veta. Më datën 27 dhjetor 2013 kryeshefi i atëhershëm njofton bordin që Z-Mobile i kërkon edhe 100 mijë numra shtesë. Në 27.12.2013 Telekomi i dërgon një letër Z-Mobile ku i thotë që ky i fundit mund ti ketë në dispozicion 200 mijë numra”, tha Mustafa.

Një problem tjetër sipas Mustafës ka qenë kur më 5 shtator 2014, Z-Mobile ka kërkuar nga Telekomi që t’i ipen shërbimet 3G dhe 4G. Ndërsa më 25 nëntor 2014 Telekomi i drejtohet Z-Mobile se shërbimi 3G dhe 4G nuk mund t’i ipet Z-Mobile apo atëherë Dardafon.net pasi që kjo çështje nuk është pjesë e kontratës.

“Më datën 5 shtator 2014 Zmobile i drejtohet Telekomit ku kërkon takim urgjent për projektin 3G dhe 4G. Më 9 tetor 2013 ARKEP-i tërheq vëmendjen dhe i thotë Telekomit së në vendimin 381 që duhet t’i ndahet seria Z-Mobile por vetëm t’i rezervohet seria. 90 përqind PTK-ja e ka respektuar vendimin në plotëni sa i përket rezervimit të numeracionit. Më 11 nëntor 2014 ARKEP-i i drejtohet Telekomit dhe Z-Mobile thotë që brenda 15 ditësh ARKEP dhe Dardafon.net të arrijnë marrëveshje për shfrytëzimin e resurseve të pashfrytëzuara. Rregullatorit ka udhëzuar që palët të merren vesh dhe në rast që nuk merren vesh ata kanë thënë që do ndërhyjnë për ti rregulluar gjërat vetë 25 nëntor 2014 Telekom i drejtohet Z-Mobile ku i thotë që shërbime 3G dhe 4G nuk janë pjesë e marrëveshjes dhe nuk ju takojnë”, tha Mustafa.

Sipas Mustafës ani pse ka pasur tentime që të zgjidhen problemet mes Telekomit dhe Z-Mobile para se të shkojë në Arbitrazh, por që nga Z-Mobile nuk është kërkuar një dakordancë paraprake për dy palët.

“Më 23 shkurt 2015 unë kam ardhur në Telekom. Në mars të 2015 në zyrën time kam taku pronari dhe drejtorin e përgjithshëm të Zmobile, Blerim Devolli dhe Milot Gjikolli më shumë për njoftime të brendshme. Më 13 prill 2015 është dorëzuar kërkesa për fillimin e procedurës së Arbitrazhit. Informatën për fillimin e Arbitrazhit e kam marrë në maj dhe ka të bëjë me kontekstin e 100 mijë numra e shtesë dhe mos dhënien e shërbimeve 3g dhe 4g. Ka pasur tentime me u zgjedhë mosmarrëveshja. Nga Z-Mobile nuk është kërkuar dakordanca paraprake”, u shpreh Mustafa.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e pyeti Mustafën për vlerën totale në rast të mos përmbushjes së kontratës

“A keni qenë një dijeni për vlerën totale të kompensimit në rast të mos përmbushjes së kontratës”, pyeti Zemaj.

Mustafa iu përgjigj se sipas njoftimit, dënimi do të jetë 5 mijë euro.

“Aty ka qenë një njoftim që për çdo ditë vonimi të shërbimeve dënimi do jetë 5 mijë euro”, tha Mustafa.

Zemaj insistoi të dijë nëse si kryeshef, Mustafa i kishte shqyrtuar apo jo letrat e Z-Mobile.

“Ju si kryeshef kur keni ardhë a i keni shqyrtuar letrat e Z-Mobile për mospërmbushje të kontratës”, pyeti Zemaj, derisa Mustafa tha se nuk kishte pasur kohë për një gjë të tillë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img