Muhamet Krasniqi, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë

95
Advertisement

Muhamet Sejdi Kransiqi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale e Hagës. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj përmes një konferencë për media.

Advertisement

Ai bëri të ditur se ish luftëtari i UÇK-së,  Muhamet Krasniqi është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe se ftesa i ka arritur me datë 20 qershor të këtij viti.

“Muhamet Sejdi Kransiqi i lindur në  Ostrozub por me banim  prej vitesh në Prizren. Ka marrë një ftesë nga zyra e Prokurorit Special e cila shkruan që është shkruar me 20 maj, por ky ka marrë ftesë dhe është njoftuar me 20 qershor të këtij viti. Ftesa është si i dyshuar dhe i është thënë që brenda 20 ditësh deklaratën ta japë në Hagë”, tha Haradinaj.

Haradinaj i është lutur mediave dhe të tjerëve se për çdo interesim shtesë lidhur me këtë rast, ta kontaktojnë zyrën e OVL-së së UÇK-së dhe të mos i drejtohen në asnjë mënyrë Muhamet Krasniqit.

Ai tha se kjo zyrë është e vetmja që mbështet të ftuarit nga Prokurori Special në Gjykatën e Hagës.

PostAdssFotoja e reklamës