-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img
Home Uncategorized SHBA-të konfirmojnë rrëzimin e dronit nga Irani, ai kushton 180 milionë dollarë...

SHBA-të konfirmojnë rrëzimin e dronit nga Irani, ai kushton 180 milionë dollarë (Foto)

86
Advertisement
Zyrtarët e lartë amerikanë kanë konfirmuar se Irani ka rrëzuar një nga dronët amerikanë që kushtojnë nga 180 milionë dollarë, por mohojnë pretendimet e Gardës Revolucionare të Iranit se kishte hyrë në hapësirën ajrore të Iranit.

Ushtaraku iranian Hossein Salami, sot ka deklaruar se njerëzit e tij janë “të gatshëm për luftë”  dhe se dronin e kanë rrëzuar pasi që për ata “kufijtë janë vijat e tyre të kuqe”.

Advertisement

Agjencia e lajmeve e Republikës Islamike, kanë publikuar fotografi me të cilat pretendohet se tregojnë fluturaken duke u djegur në qiell, por ato imazhe janë shkrepur dy vite më parë në Jemen.

Teherani pretendon se ka shkatërruar dronin RQ-4 Global Hawk që po fluturonte mbi provincën Hormozgan, por zyrtarët amerikanë thonë se bëhej fjalë për MQ-4C  Triton që po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Këto dy fluturake ngjajnë shumë, kurse Triton është një variant tjetër i Global Hawk.

Triton ka zëvendësuar aeroplanin spiun U-2, që fluturon shumë lartë dhe mund të detektohej nga radarët e sofistikuar dhe mund të rrëzohej me raketa me GPS, siç është sistemi raketor rus S-300 gjë që e ka në pronësi edhe Irani.

Besohet se kjo është hera e parë që një Triton rrëzohet, ndërsa ky veprim vetëm sa ka tensionuar edhe më shumë situatën mes Teheranit dhe Washingtonit.

PostAdssFotoja e reklamës