1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari Veseli takoi ambasadoren Daviet dhe ambasadorin Stuart

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takime të ndara, ambasadoren e Francës në Kosovë znj. Maryse Daviet dhe ambasadorin e Australisë në Vjenë, jorezident për Kosovën, Mr. David Stuart.
Në takime të veçanta, lamtumirëse, kryetari Veseli e falënderoi ambasadoren Daviet dhe ambasadorin Stuart për kontributin e tyre në thellimin e bashkëpunimit në mes të vendeve mike, duke vënë në pah se përfundimi i mandatit të ambasadorit nuk do të jetë largim i lidhjeve të tyre me Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.Displaying Takimi me ambasadoren Daviet 1.jpg
Më tej, z. Veseli theksoi se vlerat dhe rruga euro-atlantike e Kosovës është synim i përbashkët i gjithë spektrit politik në Republikën e Kosovës, andaj, të gjitha institucionet e vendit janë të përkushtuara në përmbushjen e detyrave në këtë proces.
Ambasadorja franceze, Daviet rikonfirmoi se marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Parisit do të vazhdojë të jenë të shkëlqyeshme, ndërsa garantoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit të saj ndaj Kosovës në të gjitha proceset.
Ambasadori Stuart, nga ana e tij, vlerësoi se Australia kanë dhënë kontribut të çmueshëm në njohjen dhe integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, shtetformimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.Displaying Takimi me ambasadorin Stuart 2.jpg
Në takime, u vlerësuan lart të arriturat e Kosovës, zhvillimi i vazhdueshëm i saj dhe angazhimi për sundimin e ligjit, dialogu fqinjësor dhe rajonal, që sjell paqe e mirëqenie për qytetarët pa dallim.
Ambasadorët theksuan gjithashtu, se shtetet e tyre do të jenë mbështetëse të Republikës së Kosovës, duke vlerësuar angazhimin për përmbushjen e agjendës euro-integruese të Kosovës, të sigurt se ky procesi do të përmbyllet me sukses.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img